PZAP blen laptopa në vlerë 6 mijë euro

Autori:Gazeta Fjala

Pzap-1

Në prag të zgjedhjeve lokale, Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa që funksionon në kuadër të KQZ-së, ka shpenzuar afër 6 mijë euro, për blerjen laptopeve.

Sipas tenderit të publikuar në KRPP, nuk tregohet se për sa laptop bëhet fjalë, e as së për çka do të përdoren ata, shkruan Gazeta Fjala.

Aty vetëm thuhet se vlera e kontratës është 5 mijë e 590 euro ndërsa fitues është përzgjedhur kompania “Aritech”.

Ndryshe PZAP është institucioni që në kohë zgjedhjesh përballet më shumë ankesa nga palët. Shpesh puna e tij është kontestuar nga partitë politike. /Gazeta Fjala/

PZAP

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pzap-blen-laptopa-ne-vlere-6-mije-euro-pzap/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala