Putin: Monedhat digjitale përbëjnë rrezik serioz

Autori:Gazeta Fjala

putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për rregullimin e monedhave digjitale, siç është bitcoin, duke thënë se këto monedha përbëjnë “rrezik serioz”.

“Monedhat digjitale lëshohen nga një numër i pafund i entiteteve të panjohura”, tha Putin duke shtuar se “ blerësit e këtyre monedhave mund të përfshihen në aktivitete të paligjshme”.

Ai mëtutje tha se monedhat digjitale mund të përdoren për shpërlarje të parave, evazion fiskal dhe për financim të terrorizmit.

Vladimir Putin, bëri thirrje për “rregullim të ambientit” të bazuar në eksperiencat ndërkombëtare që mbrojnë interesat e bizneseve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/putin-monedhat-digjitale-perbejne-rrezik-serioz/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala