Punësimeve të Bedri Hamzës ia shohin sherrin qytetarët

Autori:Gazeta Fjala

BQK

Rritjes së numrit të punëtorëve në Bankën Qendrore të Kosovës po e vuajnë më së shumti qytetarët në shtrenjtimin e shërbimeve të bankave komerciale.

Ata detyrohen të paguajnë deri në 2 euro sa herë që deponojnë para në ndonjërën nga bankat, e mbi 5 euro për transfere parash, për ti mbuluar pagat e punëtorëve të BQK-së.

Tarifave astronomike si këto u ka ndihmuar Banka Qendrore e Kosovës falë një vendimi që e ka marrë në fillim të vitit 2016-të, për t’i rritur tarifat e shërbimëve ndaj bankave komerciale, shkruan Gazeta Fjala.

Gazeta Fjala posedon dokumente që dëshmojnë se krejt kjo ka  ndodhur për t’i mbuluar shpenzimet e puëntorëve të rinjë, të cilët i ka punësuar me ardhjen në krye të këtij institucioni guvernatori ,Bedri Hamza.

Shpenzimet e BQK-së varen nga të hyrat që ky institucion merr nga tarifat për shërbimet që ua kryen bankave dhe kompanive të sigurimeve.

E kjo dëshmohet edhe në raportet financiare të këtij institucioni.

“Rritja e të hyrave vjen nga rritja e tarifave në shërbime nga 01 Janar 2016. Rritja e tarifave është e mbështetur në ligjin për BQK-në dhe në analizën e kostos për shërbimet përkatëse. Po ashtu edhe në vlerësimet se rritja nuk ndikon në tregun e shërbimeve financiare”, thuhet në raportin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e 2016-së, një kopje të te cilit e ka siguruar Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/punesimeve-te-bedri-hamzes-ia-shohin-sherrin-qytetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala