Publikohet “sekreti” i Qeverisë – Ja emrat e anëtarëve të Bordit të KEK-ut

Autori:Gazeta Fjala

Korporata_energjetike-1200x630

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të KEK-ut, por deri sot emrat të emëruarve janë mbajtur “sekret” dhe nuk janë bërë publik.

Portali INFOKUSI ka siguruar emrat e anëtarëve të ri të Bordit të KEK-ut dhe ata janë:

-Faruk Hajrizi

-Gjelosh Vataj

-Izet Ibrahimi

-Fllanzë Beqiri-Hoxha

-Ilir Rama

Ndryshe, Qeveria Haradinaj vetëm katër ditë para se të emëronte këtë bord kishte vendosur që ta anuloj konkursin, por si duket nuk ka arritur pasi që procesi i rekrutimit të anëtarëve të bordit të KEK-ut është bërë në bashkëpunim me britanikët. Të gjitha procedurat janë zhvilluar në kohën sa kryeministër ishte, Isa Mustafës.

Bazuar edhe në memorandumin e lidhur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës Britanike, Qeverisë së Kosovës i janë propozuar 12 emra të cilat i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e testimit dhe intervistimit.

Nga 12 emra e propozuar është lënë në diskrecionin e Qeverisë së Kosovës për të përzgjedhur 6 anëtarët e bordit të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës./Infokusi.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/publikohet-sekreti-i-qeverise-ja-emrat-e-anetareve-te-bordit-te-kek-ut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala