PTK

Autori:Gazeta Fjala

valaa_31600

Profiti i PTK-së, si NP-ja me profitin më të madh në Kosovë, shënoi rënie për të tretin vit me radhë. Sipas raportit vjetor të PTK-së, bllokada e investimeve si pasojë e procesit të privatizimit dhe liberalizimi i teknologjive brezgjëra ka qenë një ndër shkaktarët kryesorë në përkeqësimin e performancës së PTK-së.

Përveç rënies në profitit, PTK shënoi rënie edhe sa i përket pjesëmarrjes në treg.

Në tregun e telefonisë mobile në tremujorin e parë të vitit 2014, duke marrë për bazë nivelin e të hyrave dhe numrin e përdoruesve, PTK ka pësuar rënie të pjesëmarrjes në treg prej rreth pesë pikë përqindje, respektivisht katër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. PTK ka shënuar trende negative edhe sa i përket numrit të përdoruesve të internetit. Në fund të vitit 2013, PTK zotëronte vetëm 21% të tregut ndërsa një vit më parë kishte rreth 25% të tij.

Në fund të vitit 2013, PTK ka vazhduar ta dominojë tregun sa i përket nivelit të të hyrave nga telefonia fikse, mirëpo duke marrë për bazë numrin e përdoruesve përqindja e pjesëmarrjes në treg ka pësuar rënie për katër pikë përqindje.

Shifrat tregojnë një trend më të theksuar negative sa i përket trendit të pjesëmarrjes në tregun e telefonisë mobile.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ptk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala