PSG kërkon fitoren e 7-të me Di Maria-Mbappe-Icardi

Autori:Gazeta Fjala

QPOAR37L6GIGYDFNLWSOGC7A7Y-852x460

Humbja ndaj Reims është vetëm një kujtim i largët për Paris Saint Germain që ka fituar 6 takimet e fundit rresht në të gjitha kompeticionet dhe 4 të fundit në Ligue 1.

Këtë të premte nis java e 12-të e kampionatit francez me duelin Dijon-PSG, me fitoren e 5-të radhazi që duket thjeshtë një formalitet për skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel.
Gueye, Meunier dhe Neymar janë mungesat e kampionëve të Francës në këtë sfidë ndërkohë që sytë e të gjithëve do të jenë sërish te treshja Di Maria-Mbappe-Icardi pasi kanë qenë këta të 3 me golat e tyre që kanë përdore skuadrën në ndeshjet e fundit duke dhuruar edhe spekatakël.

Dijon-PSG do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport 2.

Nga Ligue 1 në Eredivisie, edhe në Holandë këtë fundjavë luhet java e 12-të ashtu si në Francë dhe gjithçka nis sot në orën 20:00 me takimin e kryesuesve dhe kampionëve në fuqi të Ajaxit në transfertën ndaj Zwolles që nuk e ka nisur mirë kampionatin dhe ka shumë probleme.

Ajaxi do të tentojë fitoren e 6-të rresht dhe misioni nuk duket shumë i vështirë duke parë kundërshtarin që ka përballë, pasi edhe stastistikat anojnë dukshëm në favor të Ajaxit që ka fituar 8 përballjet e fundit direkte ndaj Zwolles.

Këtë sfidë do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport 4. Në këtë të premte nuk mungon as Bundesliga pasi nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të ndiqni sfidën Hoffenheim-Paderborn që do t’i japë start javës së 10-të.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/psg-kerkon-fitoren-e-7-te-me-di-maria-mbappe-icardi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala