Pse po ikin mjekët nga Maqedonia?

Autori:Gazeta Fjala

mjeket-587x362-587x358

Nëse kjo gjendje nuk gjen përmirësim, pas tre vitesh Maqedonia do të përballet me mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor

Nga gjithsej 220 mjekë të diplomuar brenda vitit në Maqedoni, 173 prej tyre ikin jashtë vendit për të ushtruar profesionin.

Këta të dhëna të shpalosura ditë më parë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë kanë nxitur reagime të shumta tek shoqatat joqeveritare që merren me probleme në sektorin e shëndetësisë, shkruan ‘Alsat’.

Nga shoqata e mjekëve të përgjithshëm dhe familjar thonë se nuk është vetëm aspekti financiar ai i cili shtyn mjekët të ikin nga vendi, përcjell albinfo.ch.

Sipas tyre kaosi që ekziston në Shëndetësinë Publike, mungesa e respektit ndaj mantilit të bardhë dhe mos reagimi i institucioneve kompetente për mbrojtjen e mjekëve shtynë ata që të lëshojnë vendin. Nga kjo Shoqatë shprehen të zhgënjyer nga autoritetet Shëndetësore.

Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar, Nevzat Elezi shpreh nevojën për ekzistimin e një ligji të posaçëm, i cili do t’i mbronte interesat dhe nevojat e mjekëve.

Sipas tij ekzistimi këtij ligji dukshëm do të kishte përmirësuar statusin e mjekëve, me çka edhe do të kishte ndaluar migrimin e tyre.

Sipas analizave të Odës së Mjekëve, nëse kjo gjendje nuk gjen përmirësim, pas tre vitesh Maqedonia do të përballet me mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pse-po-ikin-mjeket-nga-maqedonia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala