Pse po bie nafta?

Autori:Gazeta Fjala

Crude_Oil_And_Petroleum

Askush nuk e kishte pritur rënien kaq të madhe të çmimit të naftës. Por, sipas ekspertëve nafta po bie si pasojë e rënies së kërkesës dhe rritjes së ofertës. Një nga shefat më të lartë te FMN-së, Olivier Blancgard thotë se rënia me 60 për qind e çmimit deri tash është si pasojë e rritjes së ofertës. Ai vlerëson se kjo rënie do të ketë impact direkt në rritjen ekonomike prej 0.3 deri ne 0.7 për qind këtë vit dhe 0.4 deri në 0.8 për qind vitin e ardhshëm.

OPEC

Ofertën e ka rritur prodhimi në vendet jo-konvencionale. Amerika tashmë ka shtuar 4 milionë barela në ditë prodhim në tregun botëror nga 30 milionë sa është totali. Shtim ka patur edhe nga disa vende tjera. Faktor i rritjes së ofertës ishte edhe fakti se krizat politike në Lindjen e Mesme dhe në Libi nuk kanë patur ndikimin e tyre në dëmtimin e prodhimit aq sa ishte parashikuar.

Përderisa kërkesa ka rënë në vendet në zhvillim, sidomos në ekonomitë tashmë të mëdha si Kina apo India. Por, kontribues janë edhe dobësitë në ekonomi sidomos në Evropë dhe Japoni. Kërkesa ra edhe në Amerikë përkundër rritjes ekonomike. Aty shkaktar është llogaritur plakja e popullatës papunësia tek të rinjët në moshën më të mirë për punë të cilët nuk po ngasin si më parë.

Ekonomistët vlerësojnë se nga rënia e çmimit fiton përgjithësisht ekonomia globale, ku fitmitarët më të mëdhenj janë vendet konsumuese, ndërsa humbësit më të mëdhenj vendet prodhuese.  Amerika me rënien aktuale kursen 160 miliardë dollarë në vit. Përfitues të mëdhenj janë edhe vendet evropiane, me përjashtim të Rusisë e cila pritet të ketë humbje dhjetëra miliardëshe, apo 2 miliardë për cdo dollar rënie.

 

opec

Çmimet e naftës dekadën e fundit kanë patur fluktacione të mëdha. Përderisa nga viti 2003 deri në vitin 2008 ato shënonin në vazhdimësi rritje, duke arritur edhe çmimin rekord prej 147 dollarë për barel, ato në vitin 2008 filluan të bijnë duke rënë edhe në 30 dollarë për barel. Pas 2010 çmimet silleshin në 100 dollarë duke treguar stabilitet deri në vitin 2014 kur filloi rënia.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pse-po-bie-nafta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala