Pse Mali i Zi s’po i nxjerr hartat kadastrale për 32 kilometra të kufirit?

Autori:Gazeta Fjala

demarkacioni-me-malin-e-zi-

Gjeodeti, Përparim Ameti ka thënë se Mali i Zi nuk i ka ofruar asnjë hartë kadastrale palës Kosovare për 32 kilomtera vijë kufitare.

Ameti që ka qenë pjesë e Ekspertëve të Pavarur për Demarkacionin me Malin e Zi, kërkon që këto harta të publikohen duke aluduar që ato as që ekzistojnë.

“Le të nxirren në publik nëse ekzistojnë! Pse kjo nuk bëhet?. Mali i Zi e përvetëson këtë zonë kufitare (pa asnjë argument) dhe sipas interpretimit naiv të ‘terra nullius’, me rëndësi është që Kosova nuk ka dhe, për pasojë, ato i takojnë tjetërkujt, pra Malit te Zi”, ka shkruar Ameti në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

“Ratifikimi i Demarkacionit

Sa i perket problemit te Demarkacionit dhe konfuzitetit qe eshte shfaqur koheve te fundit, deshiroje t’i jape disa sqarime:
Qellimi im ka qene dhe mbetet qe te jap nje kontribut per arsye te profesionit qe kam dhe moralit akademik qe me detyron fuqishem te mos hesht. Nuk i di interesat shteterore cilet jane, por ky verzion i demarkacionit qe dje u rikonfirmua nga nje komision tjeter qeveritar nuk eshte i argumentuar ne teresi edhe sipas kriterit kadastral.
E perseris: nga pika 40 deri 70 te vijes kufitare, Mali i Zi nuk i ka ofru pales sone asnje harte kadastrale.
Pse nuk i nxjerrin para publikut nese ekzistojne hartat ne fjale per kete pjese?! Mandati i komisionit shteteror nuk ka qene qe te beje percaktim te ri te kufirit, por ta shenjoje, kufirin administrativ ne mes te dy vendeve. Kete e thote qarte neni 40 i Ligjit 04/L-072.

Cfare ka ndodhur?
Komisioni shteteror ka caktuar kufij te ri te Kosoves ne emer te riidentifikinit te kufirit administrativ me Malin e Zi sipas gjendjes 1974-1988. Kurse raporti i demarkacionit qarte tregon se ne 32km gjatesi, Mali i zi nuk ka ofruar asnje harte kadastrale.

Le te nxirren ne publik nese ekzistojne! Pse kjo nuk behet?!

Mali i Zi e perveteson kete zone kufitare (pa asnje argument) dhe sipas interpretimit naiv te “terra nullius”, me rendesi eshte qe Kosova nuk ka dhe, per pasoje, ato i takojne tjeterkujt, pra Malit te Zi.
Se fundi, une i kam bere publike gjetjet e mia, sic dihet tanime, sepse ashtu e ndiej per hire te profesionit, moralit, por edhe te qetesise sime shpirterore sepse jam krejt i sigurte se kjo “matje e territorit” qe dje u be do t’i hakmerret vendit tone ne raport me demarkimin e radhes me Serbine (sic.), ka shkruar Ahmeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pse-mali-i-zi-spo-i-nxjerr-hartat-kadastrale-per-32-kilometra-te-kufirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala