Pse Kuvendi nuk bleu skanerët special për gjetjen e gazit lotsjellës

Autori:Gazeta Fjala

kuvendi-i-kosove-gaz-lotesjelles-650x358

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i blej skanerët special  që i kishte kërkuar në vitin 2016, për shkak se shuma e cila i ishte ndarë nga Qeveria e Kosovës ishte shkurtuar në rishikimin e buxhetit të atij viti.

Të sfiduar nga  deputetët e partive opozitare  VV, AAK e Nisma,  të cilët në atë kohë hedhin gazë lotsjellës në Kuvend, si shenjë kundërshtimi i marrëveshje për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, e që skanerët aktual, por as sigurimi i Kuvendit nuk mund ta identifikon se si po hynë ky gaz, Kuvendi i ishte drejtuar Qeverisë me një kërkesë për ndarjen e fondeve për blerjen  e këtyre skanerëve, shkruan lajmi.net

Kjo kërkesë e cila ishte paraqitur nga zëvendëskryeministri në atë kohë, Kujtim Shala ishte miratuar nga Qeveria.

“Kuvendi i Kosovës ka saktësuar se, ka nevojë për skanerin e tipit ‘teknologjia valore milimetrike’, që përmbush kërkesat e këtij institucioni”, ishte shprehur Shala.

Por edhe pse Qeveria në atë mbledhje të mbajtur më 09.03.2016, kishte miratuar kërkesën e Kuvendit skanerët nuk u blen

Kjo  sipas sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi ka ndodh pasi ndarja për blerjen e këtyre mjeteve është shkurtuar në  rishikimin e buxhetin të vitit 2016.

“Sepse shuma e mjeteve prej 200,000€, të ndara me vendim të Qeverisë, për blerjen e skanerëve, është shkurtuar në procesin e rishikimit të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Në ministrinë e Financave lidhur për këtë çështje kanë sugjeruar se për gjithçka rreth kësaj t’i drejtohemi Kuvendit.

Sipas ekspertëve të fushës ka skanerë që e kapin gazin në mënyrë milimetrike, në mënyrë që e zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e gazit, apo të ndonjë natyre tjetër.

Gjatë vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ishte përballur me mos funksionim të duhur, pasi po thuajse shumica e seancave ishin ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit-lotsjellës, si shenjë kundërshtimi i dy marrëveshjeve asaj të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Për hedhje të gazit- lotsjellës disa deputetë janë arrestuar po gjykohen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pse-kuvendi-nuk-bleu-skaneret-special-per-gjetjen-e-gazit-lotsjelles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala