Pse abstenoi Ganimete Musliu?

Autori:Gazeta Fjala

ganimete-musliu-1-852x460

Me 89 vota për, një kundër e dy abstenime Kuvendi i Kosovës është shpërndarë mëngjesin e së enjtes.

Deputeti i cili votoi kundër ishte Milaim Zeka, përderisa ata që abstenuan ishin dy deputetët e e PDK-së, Ganimete Musliu e Zenun Pajaziti, shkruan Gazeta inFokus.

Në një prononcim për inFokus, Musliu ka dhënë një arsyetim të çuditshëm.

“Lidhur me kete çështje komenti im i vetem është se: Une dua te besoj qe Kosova është shtet demokratik!”, ka thënë Musliu në përgjigjen me shkrim.

InFokus ka provuar të marrë edhe një qëndrim edhe nga Zenun Pajaziti, megjithatë ai nuk është përgjigjur në disa thirrje telefonike. /Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pse-abstenoi-ganimete-musliu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala