Protestuesit kërkojnë arrestimin e kryetarit të Londrës

Autori:Gazeta Fjala

2F7A9CF6-51DE-4447-84FE-39B6CCBFAEA1_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s

Një grup i vogël i protestuesve nacionalistë kanë ndërprerë një fjalim të kryetarit të Londrës, Sadiq Khan dhe kanë kërkuar arrestimin e tij për tiraninë dhe mosrespektin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Protetuesit më pas janë larguar nga policia, pasi kanë detyruar kryetarin Khan të shtyjë fjalimin e tij për rreth 15 minuta.

Grupi ka brohoritur dhe ka bërë thirrje pro-Trumpit dhe pro-Brexitit.

Një person ka thënë: “Zonja dhe zotërinj, jemi këtu për të kryer një arrestim paqësor”.

Gazetari i ITV News, Paul Brand, ka thënë se ai ka biseduar me disa persona pasi janë larguar nga salla e konferencës.

“Ata pretentojnë se nuk janë grup racist, apo e të së djathtës ekstreme, mirëpo ata na kanë thënë se Khan nuk ka të drejtë të jetë kryetar i Londrës, duke iu referuar përktatësisë së tij fetare”, ka shkruar ai në Twitter.

Mirëpo Brand dhe gazetarë të tjerë, e kanë identifkuar grupin si anëtarë të së djathtës ekstreme, Liga e Mbrojtjes Angleze.

Khan disa herë është deklarauar përmes Twitter lidhur me presidentin Trump, duke thënë se ai nuk është i mirë se ardhur në kryeqytetin britanik, pas atyre që kritikët i kanë cilësuar si komente raciste.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/protestuesit-kerkojne-arrestimin-e-kryetarit-te-londres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala