Protestë para OKB-së: Hetim ndërkombëtar për ngjarjen në Kumanovë

Autori:Gazeta Fjala

kumanova 10

Qindra shqiptarë protestuan në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar.

Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër, Vaxhid Sejdiu u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në vendbanimet shqiptare.

Në përfundim të protestës paqësore, ata dorëzuan një letër OKB-së në Gjenevë, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, që të marrë masa urgjente për të ndaluar dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi popullsinë shqiptare.

“Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për të ndëshkuar aktorët e dhunës dhe masakrës në Kumanovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për të marrë këtë çështje në dorë dhe për të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë, autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit”,thuhet ndër të tjera në letrën e protestuesve shqiptarë.

Në paralajmërim të kësaj proteste, Vaxhid Sejdiu u shpreh një ditë më parë në “Facebook” se “urdhërdhënësit dhe aktorët në Masakrën e Kumanovës duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit. Askush nuk ka të drejtë me forca policore, me mjete të blinduara të shkatërroj vendbanimet shqiptare”. /ATSH/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/proteste-para-okb-se-hetim-nderkombetar-per-ngjarjen-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala