Prona që është më e madhe se New York del në shitje

Autori:Gazeta Fjala

auto_n11507750274

Për herë të parë në tre dekada, ferma Cross Mountain Ranch ka dalë në shitje.

Kjo fermë ka dal në treg për 100 milionë dollarë ndërsa ka 224,050 ari, që i bie të jetë më i madh se qyteti i New York, transmeton koha.net.

Prona gjendet në veri perëndim të Colorado’s, Cross Mountain është njëra nga fermat më të mëdha në gjithë SHBA-në.

Kjo pronë më parë ishte në pronësi të manjatit të patundshmërisë Ronald Boeddeker.

Në këtë pronë ka një shtëpi të shumta, hambarë, dyqane, objekte për trajtimin e bagëtive, si dhe vendet ku strehohen menaxherët e punonjësit e kësaj prone.

Kjo pronë ka bujqësinë shumë të zhvilluar, e funksionale me kapacitet prej 2 mijë lopësh e 10 mijë deleve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prona-qe-eshte-me-e-madhe-se-new-york-del-ne-shitje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala