Prokuroria jep detaje të reja rreth grabitjes në shtëpinë e mërgimtarit në Shtime, ku mbeti i vdekur një person

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_6

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë detaje të reja rreth grabitjes së armatosur që ka ndodhur në “Lagjen e Pajtimit”, komuna e Shtimes ku ka mbetur një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj thuhet se, sipas informatave të para që posedon Prokuroria, grabitësit janë konfrontuar me pronarin e shtëpisë dhe si pasojë e kanë plagosur pronarin e shtëpisë me armë zjarri, ndërsa, 300 metra larg shtëpisë, është gjetur trupi i pajetë i njërit nga grabitësit.

Prokuroria bën të ditur se, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prokuroria-jep-detaje-te-reja-rreth-grabitjes-ne-shtepine-e-mergimtarit-ne-shtime-ku-mbeti-i-vdekur-nje-person/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala