Prokuroria jep detaje për arrestimin e Burdushit

Autori:Gazeta Fjala

auto_auto_unnamed_115423738481542374176-850x460

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti i ka thënë Gazetës Express se sot Prokurori ka lëshuar vendim për ndalimin e Burdushit, dhe se sot gjatë ditës do të dorëzohet në Gjykatë aktvendimi për zgjerim të hetimit dhe kërkesa për paraburgim.

“Rasti në fjalë, është vazhdimësi e rastit të mëhershëm. Prokurori, ka lëshuar vendim për ndalimin e të pandehurit H.P., dhe pritet që gjatë ditës në Gjykatë të dorëzohet aktvendimi për zgjerim të hetimit, si dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Mehmeti.

Policia e prokuroria gjatë kësaj bastisje kanë siguruar prova të reja, si dhe kanë sekuestruar para e vetura.

Burdushi, gjithashtu, po hetohet për shantazh të një pacienti. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, këtë e ka konfirmuar për Express avokati i tij, Asdren Hoxha.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi akuzohet se nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani – Burdushi, t’ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë eurosh, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari Burdushi, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Me këtë, sipas aktakuzës, i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prokuroria-jep-detaje-per-arrestimin-e-burdushit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala