Prokuroria fillon hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Autori:Gazeta Fjala

qkuk

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e tre pacientëve në QKUK.

“Ju njoftoj se Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me vdekjen e tre (3) pacientëve në QKUK” kanë thënë në një përgjigje për Indeksonline Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Këshilli Prokurorial i Kosovë.

Pas rastit të raportimit të disa vdekjeve të dyshimta në QKUK, prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që të fillojë hetimet lidhur me vdekjen e pacientëve, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)  ka njoftuar se që nga dita e enjte,  përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Brenda QKUK-së është formuar një grup për hulumtimin e këtyre dyshimeve të ngritura për vdekjet e tre pacientëve.

Poashtu, Ministria e Shëndetësisë ka informuar opinionin lidhur me veprimet konkrete të ndërmarra nga ana e tij lidhur me rastet e raportuara për “vdekjet e dyshimta” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Analizat e vdekjeve të dyshimta në QKUK do të dërghen jashtë vendit. Kështu ka njoftuar ministri Shëndetësisë Uran Ismaili në një deklaratë dërguar mediave.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prokuroria-fillon-hetimet-per-vdekjet-e-dyshimta-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala