Prokuroria e Shtetit për 24 orë: 8 persona të arrestuar në Prishtinë e Pejë

Autori:Gazeta Fjala

arrestimi-_policia_408635-e1490883237320-600x360

Prokuroria e Shtetit përmes një raporti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy persona, për 48 orë dhe ka paraqitur 1 një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar gjashtë persona, ku nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person, tek i cili janë gjetur narkotikë, ndërsa Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar pesë persona, për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhunë në familje’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prokuroria-e-shtetit-per-24-ore-8-persona-te-arrestuar-ne-prishtine-e-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala