Prokurorët paguajnë 6 mijë euro për dy fotokopje (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

kpk

Këshilli Prokurorial i Kosovës, po del të ketë kogja punë, saqë nuk po i mjaftojnë as fotokopjet që ka në dispozicion.

KPK-ja ka shpallë tender në vlerë prej 6 mijë euro, për furnzim me dy fotokopje.

Kjo sipas njoftimit për kontratë që ka publikuar ky këshill, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta Fjala.

E për këtë ky KPK-ja, i lë kompanisë afat 45 ditë për furnizim më këto pajisje.

“Kohëzgjatja -fillimi ditën e nënshkrimit të kontratës dhe përfundimi 45 dite nga nënshkrimi kontratës”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Në këtë njoftim thuhet se afati i fundit për pranimin e kërkesave për  dosjen e tenderit,dhe sqarime shtesë është 15 shtator 2017, deri në ora 16.00, ndërsa hapja  etenderëve bëhet me 18 shtator 2017. /Gazeta Fjala/

fotokopje

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prokuroret-paguajne-6-mije-euro-per-dy-fotokopje-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala