Projekti për rregullimin e parkut në hyrje të Prishtinës (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

10645093_913066232071934_3065452622573193060_n

Në vazhdën e diskutimeve publike për rregullimin e hapësirave publike në Komunën e Prishtinës, studentët e Fakultetit të Arkitekturës kanë prezantuar projektin për rregullimin e parkut pranë rrrethrrotullimit të ri në hyrje të Prishtinës.

Këto hapësira publike planifikohen që gjatë vitit 2015 të shndërrohen në parqe ose shëtitore, sheshe kryesisht në hapësira të shfrytëzueshme.

Në distancën midis dy rrethrrotullimeve, ku ndodhet një hapësirë e konsiderueshme që nuk ka destinim dhe që ka mbetur pa u shfrytëzuar, sikundërse kanë mbetur zona të shumta të ngjashme që ndodhen në kryeqytet, është planifikuar një projekt, i cili pasi që u diskutua me qytetarë, do t’i dorëzohet Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale që në kuadër të planifikimeve të saj, ta realizojë gjatë vitit 2015.

Në një njoftim për media thuhet se Komuna e Komunës së Prishtinës i ka identifikuar që të gjitha këto hapësira, ndërsa në bashkëpunim me organizatën DEMOS, ka angazhuar studentët e Fakultetit të Arkitekturës për të ideuar këto hapësira të pashfrytëzuara deri më tani që do të shndërrohen në hapësira të gjelbra.

10645093_913066232071934_3065452622573193060_n 10427306_913066142071943_8291931651719900166_n 1511078_913066262071931_382589219146036844_n

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/projekti-per-rregullimin-e-parkut-ne-hyrje-te-prishtines-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala