Profesionet ku kolegët përfundojnë në martesë

Autori:Gazeta Fjala

kolege

Shpeshherë pyesim veten se çfarë profesioni do të ketë partneri jonë. Në çfarë ambienti mund ta gjejmë atë? Si do të ecë lidhja jonë në sajë të profesioneve? Këto edhe shumë pyetje të tjera janë zgjidhur në sajë të një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Anketës së Komunitetit Amerikan Zyra e Regjistrimit të SHBA -së të vitit 2014 , një shumicë e mirë prej nesh martohet brenda vetë profesioneve tona .

Studimi , i cili mbuloi 3.5 milion familje amerikane, zbuloi se martesat më të zakonshme janë krijuar nga partnerë me të njëjtën profesion dhe kryesisht ishin mësues.

Nëse ju punoni në ndonjë nga profesionet si më poshtë , ju keni shumë gjasa që partneri juaj të ketë po këtë profesion:

Profesionet:

1. Shkencëtarët

2. Fermerët

3. Agjentët e pasurive të patundshme

4. Punonjësit socialë

5. Agjentët e udhëtimit

6. Nëpunësit e shërbimeve postare

7. Atletët

8. Aktorët

9. Profesionistët e medias

10. Ekonomistët

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë dhe burrat, të cilët janë të profesioneve, doktor, avokat sjellin përfitime monetare të barabarta në muaj.

Po kështu, burrat me përfitime të mëdha mujore kanë tendencën të martohen me partnere të cilët nuk fitojnë shumë në muaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/profesionet-ku-koleget-perfundojne-ne-martese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala