Profesionet e rrezikshme për shëndetin

Autori:Gazeta Fjala

Puna ne te zeze, 400 mije punonjes te padeklaruar

Ritmi i çrregullt i jetës çon deri në çrregullimin e metabolizmit, mungesën e energjisë, rënien e imunitetit, ndërsa trupi u nënshtrohet sëmundjeve.

Se cilat profesione ndikojnë më rrezikshëm se të tjerat në shëndet kanë hulumtuar shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë. Rezultatet do t’ju befasojnë.

Më të rrezikuarit janë ndërtimtarët. Tek ata, për shkak të natyrës së punës, shfaqen sëmundjet e organeve respiratore, më së shpeshti asbestoza.

Pra, te personat, puna e të cilëve ushtrohet duke qëndruar në këmbë: kamerierët, sekretaret apo profesorët, shfaqet artriti i shputave të këmbëve, ndërkaq tek ata të cilët punojnë me ndërresa – shfaqet çrregullimi i gjumit.

Ndërresat e natës gjithashtu nuk janë të mira për organizmin.

Ritmi i jetës së parregullt çon në çrregullim të metabolizmit, mungesë të energjisë, rënie të imunitetit, ndërsa trupi u nënshtrohet sëmundjeve.
Te njerëzit të cilët punojnë jashtë orarit të rregullt të punës (posaçërisht te ata të cilët punojnë 11 orë e më shumë) ekziston rreziku i shfaqjes së depresionit.

Ky çrregullim psikik mund t’i përfshijë edhe ata të cilët punojnë në profesionin e infermierit. 11 për qind e tyre kanë pasur formë të rëndë të depresionit të shkaktuar nga fakti i pafuqisë që t’i ndihmojnë personit për të cilët kujdesen.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/profesionet-e-rrezikshme-per-shendetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala