Prodhimi i energjisë sërish në rrezik

Autori:Gazeta Fjala

energ

Prodhimi i energjisë është kthyer sërish në pikë rreziku.

Mospajtimi mes banorëve dhe KEK-ut rreth mënyrës së shpronësimit ka detyruar këtë të fundit që të ndërpresë prodhimin e disa gjeneratorëve dhe të importojë energji nga Shqipëria.

Banorët thonë se drejtuesit e kësaj ndërmarrje po shkelin marrëveshjen duke ndryshuar shumë prej pikave të saj dhe që të njëjtat janë të dëmshme për banorët.

Banorët kërkuan të takohen me kryeministrin por nuk ia dolën.

Me ankesat e banorëve nuk është pajtuar KEK-u.

Zyrtarë të kësaj ndërmarrje thonë të jenë duke respektuar marrëveshjen sipas vendimit të nxjerrë nga qeveria.

Mirëpo, pranojnë se në pamundësi të qasjes në ato prona po punojnë me vetëm 2 blloqe dhe po importojnë një pjesë të energjisë nga Shqipëria./Ktv/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prodhimi-i-energjise-serish-ne-rrezik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala