ProCredit pesëfishon çmimet për shërbime bankare

Autori:Gazeta Fjala

pro credit bank

Banka komerciale ProCredit po vazhdon ti rrisë çmimet për shërbimet e veta. Kjo bankë ka njoftuar se tashmë janë pesëfishuar çmimet për  mirëmbajte të llogarive për biznese dhe individë

ProCredit njoftimin për klientët e vet e ka dërguar përmes një sms në telefon, duke treguar se për biznese kjo shumë ka kaluar nga 1 në 5 euro(USD/CHF) , ndërsa për individë në 2 euro (USD).

Ky pesëfishim i çmimit ka ngjallur edhe reagimin e menaxherit të “MEKA Halal Food”, Burim Pirajt,  përmes një statusi në llogarinë  e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Fjala.

Piraj ka llogaritur numrin e klientëve të kësaj banke dhe përfitimet që ka nga ky pesëfishim.

“Kjo do të thotë nëse kjo bankë i ka 10 mijë klientë vetëm nga mirëmbajtja do të merr 50 mijë euro”, ka shkruar Piraj.

Ai është shprehur se “Autoriteti kundër monopolit hesht!”

Ky është postimi i tij i plotë:

Shihni sa bukur shkojnë punë në Kosovë.

Lexoni më poshtë sms-in që kam marr nga banka Procredit!

Pesëfishohet çmimi i shërbimeve bankare nga 1 Euro në 5 Euro.

Kjo do të thotë nëse kjo bank i ka 10 mijë klientë vetëm nga mirëmbajtja do të merr 50 mijë euro.

Autoriteti kundër monopolit hesht!

I/E nderuar, ju njoftojme se komisioni i ri mujor per biznese prej EUR/USD/CHF 5.00 dhe per individe prej EUR/USD 2.00, varesisht nga valuta e llogarise, i cili perfshin mirembajtjen e llogarive, sherbimin e-banking, leshimin dhe mirembajtjen e karteles se debitit si dhe kodin identifikues te klientit, do te aplikohet ne muajin Gusht 2017. Per me teper shfletoni detajet ne https://goo.gl/UszqgJ ose vizitoni ëëë.procreditbank-kos.com.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/procredit-pesefishon-cmimet-per-sherbime-bankare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala