Problemet e Gjilanit me sektorin e arsimit  

Autori:Zekirja Shabani

gjilan

Komiteti i Arsimit i Komunës së Gjilanit ka miratuar agjendën e punës për vitin 2015 si dhe raportin e Drejtorisë komunale të Arsimit  për periudhën janar-mars 2015, me ç’rast u shtjelluan të arriturat dhe problemet e deritashme, si dhe sfidat me të cilat sektori ballafaqohet.

Kryesuesi i këtij trupi komunal Arben Mehmeti, sipas komunikatës së Zyrës komunale për informim, ka thënë se Komiteti do ta ndihmojë Drejtorinë e Arsimit në realizimin e objektivave të saj. Kjo do të bëhet sipas një plani që ngërthen 25 pika të punës, të cilat do të diskutohen veç e veç, gjatë muajve të ardhshëm.

Edhe anëtarët tjerë të KA-së i kanë dhënë përkrahje raportit, duke thënë se përfshin çështjet kyçe të arsimit, ndërsa mospajtime pati me planin e punës së KA-së, me vërejtje se nuk buron nga plani i punës i DKA-së.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, tha se në Komitetin e Arsimit referohen të gjitha çështjet dhe se ato, deri tani, janë diskutuar një për një.

Lidhur me raportin për punën e DKA-së në tremujorin e parë të këtij viti, që nga kryesuesi i KA-së Mehmeti u vlerësua si praktikë e mirë që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, u tha edhe se ai ka mjaft gjëra pozitive. Por, gjatë diskutimit u vërejt edhe se atij i mungojnë të dhënat për punësimet pa konkurs, shtyrjet e konkurseve për drejtorë dhe zëvendës, për mësimin në gjuhën serbe dhe të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/problemet-e-gjilanit-me-sektorin-e-arsimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala