Prizrenasja e armatosur deri në dhëmbë: Policia i gjen armë dhe mbi 200 fishekë

Autori:Gazeta Fjala

p-11-600x360

Të mërkurën, Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuarës femër, ku më pas ka gjetur dhe ka konfiskuar armë dhe fishekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër, ku janë gjetur dhe konfiskuar, një pistoletë, 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë dhe një pushkë gjuetie me 78 fishekë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Prizren 11.09.2019-13:10. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër K/Shqiptare janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë dhe një pushkë gjuetie me 78 fishekë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prizrenasja-e-armatosur-deri-ne-dhembe-policia-i-gjen-arme-dhe-mbi-200-fisheke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala