Priten lehtësira për ofruesit e shërbimeve                                 

Autori:Gazeta Fjala

biznes_negocjacje_02

Ofruesit e shërbimeve në Kosovë pritet të kenë më pak ngarkesa administrative dhe më pak telashe në punën që bëjnë.

Drejtori i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Rexhep Bllaca në prezantimin e direktivës së Bashkimit Evropian për shërbime të martën tha se qëllimi kryesor i direktivës është krijimi i një tregu real të shërbimeve.

Sipas tij ligji për shërbimet e përmirëson dukshëm ambientit e biznesit në Kosovë dhe do të ndihmoj në krijimin e kornizës legjislative kombëtare, e që do të jetë më i favorshëm për biznese, si dhe do të zvogëloj ngarkesat administrative për ofruesit e shërbimeve.

“Ky ligj ofron zgjedhje më të mëdha për konsumatorët, sepse rritet konkurrenca e me këtë përmirësohet edhe cilësia e shërbimeve”, tha Bllaca.

Bllaca foli edhe për një ndryshim që është bërë në lidhje me licencat.

“Tash kur pala aplikon për licencë dhe kur nuk merr as përgjigje pozitive e as negative nga organet shtetërore, licenca do të jetë pozitive”, ka thënë ai duke shpjeguar se kjo është bërë që barrën e mos përgjigjes mos ta marrë pala që ka kërkuar licencë, por organet shtetërore.

Ndërkaq, Sytrime Dervisholli, Drejtoreshë e Departamentit të Tregtisë në MTI, tha se Sektori për shërbime është mjaft i zhvilluar edhe pse më herët nuk ka pas vëmendje institucionale, por ka qenë i rregulluar vetëm me ligj./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/priten-lehtesira-per-ofruesit-e-sherbimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala