Prishtinë: Kapen tetë kilogramë drogë

Autori:Gazeta Fjala

droge

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 8 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar  një person të dyshuar gjatë një operacioni të realizuar në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

 “Pas bastisjes së banesës është gjetur sasi e narkotikëve, të cilat kanë qenë të mbështjella në 7 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”.

“Sipas informatave të pranuara dyshohet se i dyshuari ka pasur qëllim shpërndarjen e narkotikëve në sasi më të vogla tek përdorues të ndryshëm”.

“Vlera e narkotikëve pas matjes me peshore ka rezultuar të jetë me peshë të përgjithshme 8 kilogramë e 82 gramë”, bën të ditur policia.

Gjithashtu lidhur me këtë rast janë konfiskuar edhe një thikë dhe tre telefona mobilë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prishtine-kapen-tete-kilograme-droge/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala