Prishtinë: 130 familje nesër rrezikojnë të flaken jashtë banesave

Autori:Gazeta Fjala

npbj-780x439

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë, rrezikojnë që të mbesin rrugëve.

Gjykata ka vendosur që nga nesër ata t’i lirojnë banesat e tyre, pasi Ndërmarrja Banesore pretendon se ato janë të tyret.

Por, banorët kërkojnë marrëveshje nga Komuna dhe NPB që t’ua shes ato, që investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre, raporton RTK.

Ata kanë organizuar një peticion me 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të mos dëbohen.

Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prishtine-130-familje-neser-rrezikojne-te-flaken-jashte-banesave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala