Prishtina nuk feston me 17 shkurt

Autori:Gazeta Fjala

images

Komuna e Prishtinës nuk do të festojë 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,me 17 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur vet drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Saranda Bugujevci në emisionin 038 të KTV-së.

“Nuk është ndarë buxheti definitiv, prandaj nuk ka mjete për të festuar 17 shkurtin”, ka thënë ajo.
Por, duket se mungesa e buxhetit nuk është arsyeja e vetme.

“Duke parë klimën e fundit të zgënjimit dhe ikjet masive të qytetarëve nuk lë shumë hapësirë për festë”, ka thënë Bugujevci.

Atmosfera festive, sipas saj, do të mbizotërojë vetëm ne Sallën e Kuqe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prishtina-nuk-feston-me-17-shkurt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala