Prishtina minimalisht me Gjilanin

Autori:Gazeta Fjala

14423856_625132427658948_810271162_o

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Gjilanit në kuadër të javës së pestë në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Golin e vetëm të kësaj përballje e ka shënuar Liridon Kukaj në minutën e dytë të ndeshjes.

Në derbin e rajonit të Drenicës, Feronikeli ka fituar me reultat 2-1 në udhëtim te Drenica. Taulant Dajaku i dha epërsinë Drenicës në minutën e 20-të të ndeshjes, ndërsa në lojë Feronikelin e ktheu Mevlan Zeka që shënoi në minutën e 39-të. Ndërkohë, Behar Maliqi me golin e tij në minutën e 69-të, i siguori tri pikë skuadrës nga Drenasi.

Trepça ’89 ka fituar si mysafire e Ferizajit me rezultat 0-1 me golin e shënuar nga Arbër Potoku në minutën e dytë të lojës shtesë.

Trepça dhe Besa i kanë ndarë pikët duke luajtur me rezultat të barabartë 1-1. Hasan Hyseni realizoi për Trepçën në minutën e 23-të, ndërkaq një pikë Besës ia siguroi Xhevdet Shabani, i cili realizoi në minutën e 57 të ndeshjes. Trepça kishte mundësi që të shënoi për 2-0 në minutën e 42-të, por Enis Zabërgja nuk arriti të shënoi nga penalltia.

Llapi me rëzultat 2-0 e ka fituar duelin përballë Lirisë së Prizrenit. Realizatorët e kësaj përballje ishin Florim Bërbatovci dhe Hamdi Namani.

Në Gjilan, Drita është mposhtur nga Hajvalia me rezultat minima 0-1. Golin e tri pikëve, Hajvalia e ka arritur tetë minuta para fundit të takimit përmes Shpëtim Babajt që ka realizuar nga penalltia.

Pas pesë xhirove, Prishtina pozicionohet e para në tabelë me 13 pikë, ndërkaq Trepça ’89 pozicionohet e dyta me 12 pikë./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prishtina-minimalisht-me-gjilanin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala