Pretendenti për titull i dërgon lojtarët në pushim një mujor!

Autori:Zekirja Shabani

gtt-768x460

Stërvitja e 4 dhjetorit ka qenë e fundit për futbollistët e Llapit, të cilët do pauzojnë deri më 5 janar, koha edhe kur do të fillojnë me përgatitjet për stinorin pranveror.

Futbollistët kanë mbajtur të martën seancën e fundit stërvitore me trajnerin Bekim Shotani, ndërkohë që u është kumtuar lajmi për ndërprerje të punës deri më 5 janar.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Shotani do vazhdoj të drejtoj skuadrën llapjane edhe në stinorin pranveror, por tashmë dihet se ky klub ka aranzhuar Turqinë për të vijuar fazën përgatitore në muajin janar.

Drejtuesit e klubit të Llapit janë treguar korrekt deri më tani me pagesat e futbollsitëve, pavarësisht se ka patur ndryshime në strukturat drejtuese të klubit.

Llapi ka mbyllur në pozitën e tretë stinorin vjeshtor, ndërkohë që është eleminuar nga DigitAlb Kupa e Kosovës dhe titulli kampion mbetet synimi i vetëm i llapjanëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pretendenti-per-titull-i-dergon-lojtaret-ne-pushim-nje-mujor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala