Presidentja takon djalin e parë të vitit 2016

Autori:Zekirja Shabani

presidentja

Djalë është foshnja e parë e lindur në minutat e para të vitit 2016 në Kosovë.

Nëna 22-vjeçare, Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova, ka sjellë në jetë foshnjën me peshë prej 3.3 kilogramë. Për Jetmirën ky ishte momenti më i lumtur i jetës.

Presidentja, Atifete Jahjaga, e vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, Jahjaga fillimisht u takua me drejtuesit e QKUK-së e më pas, vizituan nënën që e lindi fëmijën e parë ne vitin 2016 në këtë qendër, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur djalit dhe asaj, raporton KTV.

Jahjaga u njoftua për së afërmi me gjendjen në Gjinekologji dhe e falënderoi tërë stafin për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë tërë vitit që lamë pas.

Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Mirvete Paqarada bëri të ditur që 22 vjeçarja Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova, e cila solli në jetë fëmijën e parë të vitit 2016, kishte një lindje normale dhe pa komplikime.

Paqarada ka treguar, që vitin që e lamë pas janë shënuar 9 mijë e 727 lindje.
Për dallim nga Prishtina në kryeqytetin e Shqipërisë ka ardhur në jetë foshnja e parë për këtë vit, e cila është një vajzë. Foshnja ka ardhur në jetë rreth orës 00:05 në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.

E në Shkup kanë lindur tri foshnja në vitin e ri. Foshnjat e para të lindura këtë vit, i vizituan Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Qytetit të Shkupit që ua ndau edhe nga 20 mijë denarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidentja-takon-djalin-e-pare-te-vitit-2016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala