Presidentja Jahjaga nuk fton AKB-në

Autori:Zekirja Shabani

jahjaga

Gjatë pritjes që sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë për përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, ka injoruar përfaqësuesit e mbetur të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), duke mos i ftuar ata.

Kjo duket se erdhi pas dorëheqjes së nënkryetarëve dhe drejtorëve të bordit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, si dhe koordinatorit të zyrës regjionale në Pejë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Të dorëhequrit patën thënë se juridikisht AKB është shuar dhe si e tillë nuk mund të funksionojë. Kurse, për shkak të keqpërdorimeve që dyshohet se janë bërë, ata kanë kërkuar nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, ambasadat, dhe të tjera institucione, të mos e njohin më këtë shoqatë.

Po ashtu, ata kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojnë AKB-në, pasi sipas tyre, nuk ka raporte financiare as edhe për shpenzimet më të vogla, dhe për arsye se organizata nuk funksionon sipas statusit dhe ligjit mbi OJQ-të. /Koha.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidentja-jahjaga-nuk-fton-akb-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala