Presidentja feston sot ditëlindjen

Autori:Gazeta Fjala

atifete jahjaga

Sot nuk është një ditë e zakonshme për të. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shënon sot ditëlindjen e saj. Ani pse thuhet që femrat nuk e bëjnë të ditur moshën, ajo është e para e vendit. Presidentja Jahjaga sot mbushë 40 vjet.

Që në orët e para të paradites, ajo nisi të marrë urimet për ditëlindjen e saj.

Presidentja Jahjaga mori pjesë sot në një konferencë për të drejtat dhe fuqizimin e gruas në Kosovë.

Pas fjalimit të saj, gjatë konferencës fjalën e mori eurodeputetja Ulrike Lunachek.

Ajo, duke treguar për rëndësinë e punës së që po bënë Jahjaga në mandatin e saj si presidente, e duke e përgëzuar atë për punën që po bënë drejtë përfaqësimit të denjë të gruas kosovare, Lunachek ndau disa fjalë edhe për t’i uruar ditëlindjen presidentes.

Lunachek përgëzoi presidenten për fjalimin e saj në konferencë, për punën e saj dhe shënimin e ditëlindjes.

Por, jo vetëm Lunachek uroi Jahjagën, edhe Christopher Edward, drejtor i USAID-it, nuk la pa shprehur urimet e tij drejtuar presidentes së Kosovës.

Atifete Jahjaga, ish zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, tash presidente e vendit, u lind më 20 prill të vitit 1975, në Rashkoc të Gjakovës, transmeton KosovaPress.

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, në fillim të vitit 2000, ajo shërbeu si police. Pastaj, përparoi në nivel rajonal dhe në atë të shtabit të përgjithshëm.

Ajo u zgjedh presidente e Kosovës më 7 prill të vitit 2011.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidentja-feston-sot-ditelindjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala