Presidentja dekoron sheiken Fatima Bint Mubarak

Autori:Gazeta Fjala

presidentja atifete jahjaga sheikja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dje ka dekoruar sheiken Fatima Bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe me Medaljen Humanitare “Nëna Terezë”.

Dekorata i është dhënë Shaikhas kur kjo e fundit e priti Presidenten, të hënën, raportojnë mediet e EBA-së.

Jahjaga tha se Shaikha Fatima është udhëheqëse pioniere botërore që punon me zell për të arritur paqe dhe barazi mes njerëzve.

Fatima ishte një nga nënshkrueset e marrëveshjes, e cila i siguron Kosovës Klinikën Pediatrike-Kirurgjike me vlerë 22 milionë euro.

“Ofrimi i ndihmës humanitare dhe lehtësimi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë në vende të ndryshme rreth botës është mënyra më e mirë për të rritur ndërveprimin mes njerëzve në përgjithësi dhe shpërndan një kulturë të paqes dhe dashurisë mes tyre”, deklaroi Fatima.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidentja-dekoron-sheiken-fatima-bint-mubarak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala