Presidentja blen mbi 8 mijë euro lule

Autori:Gazeta Fjala

atifete jahjaga

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka shumë qejf lulet. Ajo përmes një tenderi ka vendosur të blejë hiç më pak se 8,216.00 euro lule. Bëhet fjalë për sasi të madhe lulesh, pasi kjo shumë e parave ka qenë më e ulëta nga tri ofertat e pranuara në tenderin e hapur për këtë punë. Sipas dokumenteve që posedon Gazeta Fjala, punën për të furnizuar me lule Presidencën e Kosovës e ka fituar Lulishtja Labi.

 

Nuk dihet nëse lulet do të përdoren për dekorim zyresh apo për dhurata që Atifete Jahjaga mund t’ia bëjë dikujt. Por, presidentja nuk e ka më pamjen e një policeje. Ajo përkujdeset jashtëzakonisht shumë për dukjen e saj. Veshjet e saj janë të firmave më të njohura botërore dhe kushtojnë mijëra euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidentja-blen-mbi-8-mije-euro-lule/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala