Presidenti Thaçi apel BE-së: Mos e lejoni Serbinë t’a bëjë këtë veprim

Autori:Gazeta Fjala

Hashim-Thaçi-650x358

Pas takimit të delegacionit me zyrtarë nga Franca dhe Gjermani, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dalë para mediave.

Në këtë deklarim, Thaçi tha se angazhimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe i kancelares gjermane, Angela Merkel është inkurajues.

Sipas tij, në këtë takim kanë theksuar se taksa është vendim legjitim dhe se e njëjta duhet të mbetet në fuqi.

Ai ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të mos lejojë Serbinë të vë kushte të reja për vazhdimin e dialogut, derisa shtoi se takimi në Paris do të ndodh më apo pa disponimin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Ishte një angazhim inkurajues i presidentit Macron dhe kancelares Merkel që të ketë përgatitje më të mira për Samitin e Parisit, që të jetë një samit që i hap një perspektivë vazhdimësisë së dialogut Theksuam shumë qartë se tarifa duhet të mbetet në fuqi është një vendim legjitim në anën tjetër duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më 2013 nga të gjitha palët. Dialogu duhet të ndodh por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar ky takim do të ndodh pavarësisht disponimit ose jo të Vuçiqit. Askush nga Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vë kushte. Në asnjë rrethanë nuk do të pranoj kushte të reja për heqjen e vizave”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidenti-thaci-apel-be-se-mos-e-lejoni-serbine-ta-beje-kete-veprim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala