Presidenti slloven: Ratifikojeni demarkacionin

Autori:Gazeta Fjala

pahor_1518449585-7532458

Presidenti slloven, shteti i të cilit ka pasur kontest lidhur me demarkacionin me Kroacinë, thotë se ajo çështje nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve mesdy shteteve dhe se Kosova duhet ta ndjekë rrugën e njëjtë në mënyrë që ta ruaj fqinjësinë e mirë me Malin e Zi.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po qëndron sot në Prishtinë në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai në një konferencë të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi i ka kujtuar Kosovës rrugën që duhet ndjek deri në Bashkimin Evropian.

Presidenti Sllovenisë, shtet ky që ka shkuar deri në Arbitrazh për çështjen e Demarkacionit me Kroacinë, ka këshilluar Kosovën që të ratifikojnë Demarkacionin si dhe të përmbushin obligimet tjera, të dala nga dialogu me Serbinë.

Pahor e ka cilësuar si të mirë Strategjinë për Zgjerim të Komisionit Evropian në Ballkanin Perëndimore, edhe pse të njëjtën Presidenti Thaci e quan të padrejtë.

Megjithatë, ai është zotuar se Kosova do ta ndjekë rrugën drejt integrimit evropian, me ratifikim të Demarkacionit dhe formimin e asociacionit të komunave serbe /Express/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidenti-slloven-ratifikojeni-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala