Presidenti i Atleticos: Simone është i paprekshëm

Autori:Gazeta Fjala

simeone

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka deklaruar për mediat vendase se trajneri Diego Simeone është i paprekshëm dhe se nuk ka dyshime mbi vazhdimësinë e punës së tij.

Ai edhe një herë ka treguar se e mbështetë teknikun argjentinas në çdo aspekt, pavarësisht rezultateve.

“Dua ta them më zë të lartë për lojtarët, drejtuesit dhe tifozët: tek Atletico e Madridit, Diego Simeone është i paprekshëm. Askujt nuk i lejohet të ketë dyshime mbi punën e Simeones”.

“Kritikat kanë gjithmonë efekt pozitiv, por nganjëherë janë të tepruara. Nuk ndodh që sot të luash mirë dhe të jesh më i miri, ndërsa kur një ndeshje shkon keq, të etiketohesh më i keqi.”

Edhe pse në La Liga, Atletico është e pamposhtur dhe mban vendin e katërt, në Ligën e Kampionëve me tre barazime, një humbje dhe asnjë fitore rrezikon të mos e kalojë fazën e grupeve.

“Llogaritë mund të bëhen vetën në fund. Në futboll mund të ndodhë gjithçka”.

Cerezo është i bindur se Atletico nën drejtimin e Simeonës mund të bëjë mrekullinë në dy ndeshjet e fundit në grup dhe të arrijë kualifikimin.

Atletico renditet i treti në Grupin C me tri pikë nga katër ndeshje, e para është Roma me tetë pikë, kurse Chelsea me shtatë pikë mban vendin e dytë./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidenti-i-atleticos-simone-eshte-i-paprekshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala