Presidenca: lulet janë për raste të caktuara

Autori:Zekirja Shabani

Ditelindja_e_Presdientit_Rugova_0

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka sqaruar se lulet e blera më 10 nëntor 2014, për të cilën kontratë raportoj Gazeta Fjala janë edhe “për rastet e caktuara: për homazhe, ceremoni zyrtare si dhe ceremoni të tjera shtetërore”.

Lexojeni të plotë sqarimin:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për hir të sqarimit të drejtë të opinionit publik, në mënyrë të hapur dhe transparente thekson se lajmi i botuar në disa nga mediat për tenderin për blerjen e luleve është i pasaktë dhe i shtrembëruar.

Zyra e Presidentes sqaron se nuk bëhet fjalë për blerje të luleve në  shumën e cekur nga mediat për nevojat, siç thonë, ditore të zyrës, por për një kontratë vjetore, të lidhur më 10 nëntor 2014, për rastet e caktuara: për homazhe, ceremoni zyrtare si dhe ceremoni të tjera shtetërore. Kjo shumë vjetore shfrytëzohet vetëm për nevoja të caktuara dhe nuk do të thotë se shfrytëzohet e plotë.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se Presidentja dhe kabineti i saj, që prej ditës së parë të mandatit në prill të vitit 2011, ka treguar kujdesin më të madh në shpenzimin e parasë publike, dhe për çdo vit brenda këtyre katër vjetëve ka bërë kursimin e buxhetit vjetor të saj deri në 20%.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/presidenca-lulet-jane-per-raste-te-caktuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala