Premierliga sonte nis sezonin e ri, do të kemi një superndeshje

Autori:Gazeta Fjala

arss_1502430802-7322099

Premierliga angleze sonte do të kthehet në aksion me ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Leicester Cityt

Pritjes së tifozëve për të parë skuadrat e tyre në aksion në ligat kombëtare po i vjen fundi, me Premierligën angleze që sonte starton sezonin e ri 2017/18.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, ndërmjet Arsenalit të Granit Xhakës e Shkodran Mustafit dhe Leicester Cityt nga ora 20:45.

Sonte do të jetë vetëm kjo ndeshje, ndërsa nesër (e shtunë) kampioni aktual Chelsea do të pres Burnley, Liverpool do t’i shkojë Watfordit, ndërsa MAnchester City do të udhëtojë drejt Brightonit.

Të dielën, Manchester United do të ketë përballje shumë të vështirë ndaj West Hamit në Old Trafford. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/premierliga-sonte-nis-sezonin-e-ri-do-te-kemi-nje-superndeshje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala