Prej nesër një pjesë e mjekëve të QKU’së në grevë – kërkojnë paga si të qeveritarëve

Autori:Gazeta Fjala

mjeke

Kryeministri, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët i kanë dyfishuar pagat. Ndërsa mjekëve pagat do t’u rriten vetëm 4 për qind më shumë. Në këtë situatë, mjekët e Kirurgjisë Abdonimanle kanë paralajmëruar grevën prej nesër. Drejtori i Kirurgjisë Rifat Bajrami ka thënë se nëse s’u rriten pagat s’do t’i mjekojnë as rastet emergjente.

Mjekët e Klnikës së Kirurgjisë Abdominale prej nesër do të futen në grevë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, të dielën drejtori i Klinikës Rifat Bajrami. Kërkesa kryesore e doktorëve të kësaj klinike mbetet rritja e pagave.

Bajrami ka thënë se kërkesat e doktorëve të Klnikës që ai drejton nuk kanë të bëjnë fare me politikën.

“Besoj që nesër do e fillojmë grevën ashtu siç edhe kemi planifikuar. Klinika jonë do të futet  në grevë. Ne nuk kemi kërkuar prej klinikave të tjera që të na bashkohen në grevë. Ne kemi shprehur qëndrimet tona. Është vetëm rritje e rrogave. Nuk ka kurrfarë ngjyrimi politik”, ka thënë Bajrami për Epxress.

Ai ka sqaruar se, edhe pse në grevë, mjekët e Abdominales do të vazhdojnë t’i trajtojnë rastet emergjente.

“Ne do t’i trajtojmë rastet emergjente të pacientëve. Ekipet kujdestare që janë, nuk do të reduktohen. Emergjenca për momentin nuk preket”, tha Bajrami.

Ai thotë se për kërkesat e tyre është në dijeni edhe Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës.

“Nëse greva zgjat 2, 3 ose 5 muaj, atëherë nuk po them se situata dio të bëhet më keq, pro varet edhe prej personave që janë në grevë. Kryesore plan-programi i rregullt nuk shkon. SHKUK’ja e kanë atë shkrimin që ia kemi dërguar para dy javëve”, ka thënë Bajrami për Express.

Stafi i kësaj klinike javë më parë ka përgatitur një kërkesë për rritjen e pagav, të cilën ia ka drejtuar SHSKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit. Deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndërkaq, përveç mjekëve, rritje të pagave në vend do të kenë edhe prokurorët dhe gjykatësit, si dhe zyrtarët administrativë. Do të jenë plot 700 zyrtarë të tillë të cilëve do t’iu rritet paga.

Paga për të gjithë zyrtarët e shtetit prej muajit shkurt nuk do të jetë më e vogël se 1 mijë e 400 euro. Përderisa një mjek në QKUK paguhet hiç më shumë se 600 euro.

E, kur kryeministri Haradinaj ishte pyetur për rrogat e ulëta të mjekëve dhe se a korruptohen ata me këto rroga, Haradinaj kishte thënë se rroga jo e dinjitetshme e vështirëson pozicionin, jetën e funksioninimin.

Por, kryeministrit kishte harruar se mjekët paguhen 5-fish më pak se sa ai.

“Vlen për të gjithë ne, rroga jo e dinjitetshme ta vështirëson pozicionin, jetën, funksionimin”, ka thënë ai.

Haradinaj për më tepër tha se pozita e tij është shumë më e rëndësishme sesa ajo e mjekëve.

“Përgjegjësia e atyre që menaxhojnë me vendin është e lartë dhe integriteti i tyre duhet me u ruajt. Njëri nga ne mund të jemi të qëndrueshëm. Unë nuk po them se kam qenë i cenuar sepse kam edhe disa të hyra. Sot jam unë, nesër është dikush tjetër, duhet të ruhet integriteti i institucioneve dhe po ashtu i mjekëve”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se rritja prej 5 për qind e rrogave për mjekët ka filluar dhe sipas tij rritje do të ketë sërish.

Në anën tjetër, sindikalistët kanë paralajmëruar protesta e greva në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, përfshirë rritja prej 15 për qind e rrogave/GazetaExpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prej-neser-nje-pjese-e-mjekeve-te-qkuse-ne-greve-kerkojne-paga-si-te-qeveritareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala