Prapaskenat e takimit të PAN me Ukë Rugovën

Autori:Gazeta Fjala

pan

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj kanë zhvilluar sot një takim me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Temë kyçe e këtij takimi ishte formimi sa më shpejt i institucioneve të Republikës, të cilat edhe pas tri vazhdimeve të seancave nuk po rezultojnë me sukses.

Një tavolinë më larg ishin edhe bashkëpunëtorët e tri partive, PDK-së, AAK-së si dhe Nisma-s; Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi.

Pas takimit nuk pati ndonjë prononcim për media. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në humor tha; “Mëngjes i mirë, por pak nxehtë…”

Se prezenca e Ukës rikonfirmoi edhe njëherë votën e Teutës pro koalicionin PAN e thotë edhe Dardan Gashi. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” tregoi rëndësinë që pati ky takim.

“Po, është disktu për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”, ka thënë ai, duke shtuar se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK-së./aktivpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/prapaskenat-e-takimit-te-pan-me-uke-rugoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala