Politika e gabuar e ministrit Mahir Yagcilar

Autori:Gazeta Fjala

MAHIR-1-450x337

Në ministrinë e Administratës Publike, të udhëhequr nga Mahir Yagcilar, sfati politik nuk i lë rend askujt për trajnime jashtë vendit. Edhe pse sipas ligjit vetëm nënpunësit civil, kanë të drejtë për të ndjekur trajnime jashtë shtetit për tu ngritur profesionalisht për nevojat e institucioneve, e të marrin edhe kompensim të pagës.

Mirëpo, Auditori I Përgjithshëm ka hetuar se në vend të punonjësve civil, ishin zyrtarët ata të cilët kishin përfituar kompensim pagash, për trajnimet e tyre 6 mujore.

Përveq kësaj edhe automjetet zyrtare në këtëministri nuk i janë nënshtruar kontrollit, për menaxhimin e tyre. Auditori, ka gjetur katër raste të tilla, të cilat nuk kanë përmbajtur, fletëudhëtime, e as dokumentet tjera për regjistrimin e kilometrave e shpenzimeve të realizuara siç kërkohet me ligj, raporton Gazeta Fjala.

Shkelje të tjera, ka pasur edhe me kompanitë e papaërgjegjëshme, të cilat nuk i kanë kryer punët edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje me MAP-in.

Ndërkaq, zyrtarët e këtij institucioni nuk janë treguar kursimtarë aspak edhe në shpenzimet e telefonisë mobile. Zyra e auditorit të përgjithshëm, thotë se vlera mujore prej 160 eurosh, e shpenzimeve të telefonisë mobile, nga dhjetë zyrtarë në këtë ministri e tejkalon limitin e shpenzimeve, shkruan Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/politika-e-gabuar-e-ministrit-mahir-yagcilar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala