Policia terrorizon spitalet – A po i drejtojnë pacientët për fekondim artificial drejt Shkupit?

Autori:Gazeta Fjala

polic-600x347

Njësitë e Hetuesisë së Krimeve Ekonomike kanë nisur një aksion për kontrollimin e spitaleve private në fushën e fekondimeve artificiale. Mbrëmë, kanë arrestuar dy mjekë.

Burime të Express kanë treguar se Policia është duke realizuar një plan për t’i çuar pacientët drejt Maqedonisë ose janë duke a përgaditur terrenin ndonjë spitali të ri privat që do të ofrojë procesin e fekondimit artificial.

Burime brenda spitaleve kanë treguar se gjithë kjo fushatë po bëhet nga një segment i Policisë së Kosovës, e cila dyshohet se po kryen edhe punë tjera, përpos të hetuesisë.

“Terrori i kontrollove policore po vazhdon në secilin spital privat që bën fekondim artificial. Janë dy arsye pse po e bëjnë një gjë të tillë: Po synojnë t’i çojnë pacientët në Maqedoni ose po përgatitin terrenin për ndonjë spital të ri”, ka thënë një zyrtar i një spitali.

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, është raportuar për arrestimin e dy meshkujve shtetas të huaj dhe një mashkull shqiptar nën akuzë për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore në një spital privat në Çagllavicë.

Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë material kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-terrorizon-spitalet-a-po-i-drejtojne-pacientet-per-fekondim-artificial-drejt-shkupit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala