Policia sekuestron 6 kg ari në një argjendari në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Në argjendarinë “Filigran” në kryeqytet, policia doganore është duke i sekuestruar përkohësisht 6 kilogramë ari, për shkak të dyshimit mbi origjinën e tyre, njofton Klan Kosova.

Aksioni është ndërmarr nga Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën dhe ATK, operacion i cili është i përbashkët për kontrollimin dhe sekuestrimin e mallrave pa origjinë apo të kontrabanduar.

Një kontroll i tillë është bërë sot në 80 përqind të argjendarive në Prishtinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-sekuestron-6-kg-ari-ne-nje-argjendari-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala