Policia në Prishtinë arreston hajnat derisa po vidhnin naftë

Autori:Gazeta Fjala

per-vitin-2019-cmimi-i-naftes-arrin-nivelin-me-te-larte_5cc18c3e71e12-600x360

Njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë, sot rreth orës 05:00, kanë realizuar një aksion policor, me ç’ rast janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur po të njëjtën ditë rreth orës 02:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një pompë derivatesh , ku tre personat e dyshuar, kishin arrit që nga rezervuari të marrin disa litra naftë.

Dy nga personat e dyshuar derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa njëri prej tyre (i njohur për policinë), ndodhet në arrati.

Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe një veturë (Golf II), e cila është dërguar për ekzaminim.

Personave të arrestuar: A. P, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. S, mashkull, 61 vjeç, pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-ne-prishtine-arreston-hajnat-derisa-po-vidhnin-nafte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala