Policia ndjek kontrabanduesit e arit

Autori:Gazeta Fjala

Policia-e-Kosoves-ne-aksion-1
Në shtatë rajone të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion ndaj krimit të organizuar.

Rreth 50 argjendari do të jenë traget i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët në bashkëpunim me ATK-në Inspektoratin e MTI-së, dhe Doganën janë duke e zhvilluar në gjithë territorin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Aksioni po zhvillohet dhe në këto momente. Në 7 rajone janë duke u kryer hetime. Cak i këtij aksioni është luftimi dhe parandalimi I veprave penale”, ka thënë Hoxha./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-ndjek-kontrabanduesit-e-arit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala