Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

Autori:Gazeta Fjala

grabitje-600x360

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi nga Peja. Bëhet fjalë për 39 vjeçarin, Ramë Smajlin, i akuzuar për pesë vepra penale.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Ai është i kërkuar për grabitje, vjedhje grabitqare, vjedhje të rëndë dhe vjedhje. Ai kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Veprat për të cilat kërkohet:

5- (pesë) raste për veprën penale “Grabitje”

· 2- (dy) raste për veprën penale “ Vjedhje Grabitqare”

· 1- (një) rast për vepër penale ‘ Vjedhje e Rëndë’

· 1- (një) rast për veprën penale “ Vjedhje”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-kapjen-e-ketij-personi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala